Që pasi Grida Duma la zyrtarisht mandatin e deputetes, shumë është komentuar rreth Ori Nebiajt dhe përfshirjes së saj ën politikë.
Moderatorja aktuale e “Për’puthen”, u raportua se e ka pranuar postin e deputetes duke zëvendësuar Grida Dumën. Por pas kësaj vetë Ori reagoi përmes një fotoje në Instastory, ku mes të tjerash shkruante se nuk ka marrë ende një vendim konkret.
Tanimë fansat kanë nisur të mendojnë edhe zëvendësuesen e moderatores në emisionin e përditshëm “Për’puthen.”
Bëhet fjalë për gazetaren Elona Duro, e cila ishte e ftuar së fundmi në një intervistë. Ajo u pyet nëse ka ende diçka konkrete për të ardhmen e karrierës së saj dhe nëse do të jetë moderatore e “Për’puthen” nëse largohet Ori Nebiaj.
“A do shkojë Ori në Kuvend? Unë nuk di asgjë! Ori vetë e sqaroi dje në një status që nuk e ka vendosur, por unë di kaq sa dini ju. Nuk është se do të ishte një gjë që nuk do e pëlqeja, por asnjë takim zyrtar”– u përgjigj Elona Duro, duke mos treguar kështu diçka konkrete.
Sa i përket ftesës për një tjetër reality-show, kësaj here si “Big Brother Vip 2”, Elona Duro tha se me siguri përgjigja e saj do të jetë Jo.”
“Nuk besoj që do të merrja ndonjëherë pjesë në BBV. Është angazhim shumë i madh, unë provova Dancing, dhe vjen një moment që thua “sa shumë energji paska”– tregoi Elona.
Diskutime rreth kësaj post