Këtë vit, “Festivali i 58-të i RTSH-së” është në duart e dyshes së njohur të ekranit, Alketa Vejsiut dhe Vera Grabockës. Në drejtimin e tyre, festivali ka ardhur plot risi dhe duket se i tillë do të jetë edhe vitet në vijim.
Në një status të gjatë në Instagram, Alketa Vejsiu ka shprehur emocionet e drejtimit të këtij festivali, për të cilin tregon se kishte qenë ëndrra e saj prej shumë vitesh.
“Jam e Lumtur! Dhe ndjej nje emocion te vecante! Per jehonen e ketij Festivali por edhe sepse respektoj traditen dhe historine dhe sepse e di qe ky Festival ne nje menyre i perfaqeson shqiptaret ne me shume se gjysme shekulli!I detyrohem shume publikut shqiptar per shume gjera!Ka shume vite midis enderrimit dhe realizimit te endrres!Dhe kjo eshte shija e vertete endrres! Kur ja del te jesh aty ku do kishe dashur gjithmone te ishe! Do te jene 3 nete elegante!Biletat shiten ne myticket.al por edhe tek Pallati i Kongreseve ne sportelin prapa, (perballe stadiumit Qemal Stafa) dhe tek Radio Tirana!
Shihemi miq! Do te jete gare por edhe show vetem me muzikante e kengetare qe kane shkruar historine dhe ata qe shohin nga e ardhmja!” – shkruan Alketa krahas postimit.
Të shumtë janë kolegët që e kanë uruar Alketën dhe mes tyre na ka rënë në sy komenti i Arbana Osmanit.
Moderatorja shprehet e lumtur për arritjet e Alketës, duke i shkruar:
“Jam shume e lumtur per ty, vertet.”
Mirëpo, përgjigjia e Alketës na ka lënë të mendojmë se Arbana do të jetë vitin tjetër në vendin e Alketës, për të moderuar “Festivalin e 59-të të RTSH-së”.
Diskutime rreth kësaj post