Në pjesë të ndryshme të kontinentit, deri më tani është regjistruar një verë pak a shumë normale, me alternime mes fazave të kohës së bukur dhe të freskët dhe stuhive të shpejta që janë parë në disa rajone në Italinë e veriut apo edhe në vende të tjera përreth. Eekspertët tani flasin për një valë të nxehti afrikan që po vjen ndërkohë që java e parë e gushtit do të jetë e me temperatura të larta.
Kjo konfirmohet edhe nga modelet matematikore më të besueshme. Modeli amerikan GSF (Global Forecast System) tregon ardhjen e një mase ajri saharian rreth datave 4-5 gusht. Sipas ekspertëve, javët e para të gushtit do të jetë pa lagështira, me një mot të pastër dhe stabël ndërsa në vijim, mërkuri në termometër nuk do të ndalet së ngrituri.
Për sa i takon fundjavës së ardhshme, meteorologët thonë se trazirat që kanë kaluar ditët e fundit në pjesën veriore të Italisë, tani do të zhvendosen drejt Ballkanit për ti lënë vendin, javën e ardhshme, masave të presionit të lartë nga Afrika e Veriut që do të sjellin ditë me diell por shumë të nxehta në të gjithë zonën përreth Mesdheut.
Diskutime rreth kësaj post