Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i ka bërë një kërkesë zyrtare Forcave të Armatosura që të bashkohen për të dhënë ndihmën e tyre në operacionin e policisë, RENEA dhe FNSH për gjetje e tre trupave të pajetë që dyshohet se janë mbytur në lumin Buna, nënës Alma Arrazi dhe dy fëmijëve të saj.
Kërkesa zyrtare është bërë nga drejtuesi për veriun i AKMC Besnik Hysaj në drejtim të FA dhe pritet që tashmë në këtë operacion të jenë të pranishëm edhe forcat e ushtrisë.
Kërkimet për gjetjen e trupave po vijojnë në mënyrë intensive në lumin Drin dhe Bunë. Mbrëmjen e djeshme ka patur shkarkime nga hidrocentrali i Vau Dejës gjë e cila ka turbulluar ujin duke e bërë më të vështirë gjetjen e tre kufomave të tjera.
“Vazhdojnë kërkimet nga RENEA, FNSH dhe forcat civile. Do na vijnë edhe trupat ushtarake, në mbështetje të tyre dy varka dhe një skaf. Është kërkuar edhe mbrëmë por nuk ka pasur rezultate në gjetjen e trupave të viktimave. Vazhdojmë operacionin dhe do jemi në kontakt.
Sipas banorëve të fshatit, viktimat duhet 1 javë që të dalin mbi ujë.
Mendohet që trupi i tyre akoma nuk ka dalë në sipërfaqe dhe kjo e bën më të vështirë. Polumbarët po bëjnë punën e vetë, sasia e ujit është jashtëzakonisht shumë e madhe e cila vështirëson gjetjen e trupave. Deri tani janë varkat e banorëve, varkat e FNSH, janë të Tiranës, policia kufitare tani po vijnë edhe trupat e ushtrisë”, u shpreh Hysaj.
Diskutime rreth kësaj post