Një fotografi e kreut të PD-së Lulzim Basha me Presidentin e SHBA-ve Donald Trump, u pretendua nga lideri i demokratëve dhe vetë selia blu, si një takim kokë më kokë mes dy personaliteteve.
Sitt njihet gjithashtu edhe si një donator ndër vite i demokratëve në SHBA. (Lexo: https://www.opensecrets.org/search?q=eddie+sitt&type=donors)
Por biznesmeni amerikan me një kërkim të thjeshtë, rezulton të ketë pasur jo pas pak raste përplasje ligjore për pasuritë e patundshme, duke çuar në gjyq edhe vëllezërit e tij, ortak në biznes Jack dhe Ralph Sitt. (Për më shumë lexoni: https://therealdeal.com/2016/05/10/eddie-sitt-files-new-lawsuit-against-brothers-sitt-asset/
https://therealdeal.com/2016/01/15/sitt-asset-matriarch-gets-pulled-into-brothers-battle)
Sitt ashtu si dhe Basha kanë qenë në fushatën në Milwakee për mbledhjen e fondeve për guvernatorin Scott Walker, në një fushatë ku ishin ftuar biznesmenët.
Por edhe pse është përfolur se prezenca e Sitt është miratuar nga Zyra e Shtëpisë së Bardhë për Çështjet Politike, ai është vënë në qendër të kritikave si një akt që do të duhej të ishte ndaluar nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë amerikane (NSC), për shkak të përplasjeve ligjore dhe konfliktit të interesit që biznesmeni amerikan ka shfaqur ndër vite.
Kjo ngre jo pak hije dyshimi lidhur me statusin që Basha ka vizituar SHBA-në dhe është bërë pjesë e fushatës së mbledhjes së fondeve, si kryetar partie apo si biznesmen.
E sigurt është se kreut të demokratëve i është dashur të paguajë sa qimet e kokës (20 mijë dollarë) për një fotografi me Trump, dhe ku nuk ishte asnjë takim kokë më kokë me asnjë nga të pranishmit.
Kjo theksohet edhe më tepër në vetë fjalimin që Trump ka mbajtur në këtë aktivitet, të publikuar nga faqja zyrtare e Shtëpisë së Bardhë (Lexo: https://www.whitehouse.gov/the-press-office/2017/06/13/remarks-president-trump-ivanka-trump-and-wisconsin-governor-walker)
Të mërkurën e 14 Qershorit, çdokush do të mund të realizonte një fotografi me Presidentin Trump. Dhe kjo duke paguar një shumë jo të vogël, por 20 mijë dollarë, si pjesë e një fushate për mbledhjen e fondeve për guvernatorin Scott Walker, për një rikandidim të këtij të fundit në këtë post si Guvernator i shtetit të Wisconsit.
Diskutime rreth kësaj post