Në dosjen e hetimit “Ranishtja 2”, ku po hetohen një sërë zyrtarësh të lartë për tjetërsimin e pronave shtetërore dhe të ushtrisë në zonën bregdetare të Spillesë, ka përfunduar edhe noteri Julian Zhelegu.
Për këtë të fundit, gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest në shtëpi edhe pse Prokuroria kërkoi arrest me burg.
Nga hetimet e kryera, rezulton se Zhelegu është noteri që ka hedhur firmën në shumë privatizime dhe akte shit-blerje.
Edhe pse me zyrë në ish-Bllok, ai është noteri i kontratës koncesionare për ndërtimin e hidrocentraleve në kanionet e Osumit, kontrata të cilat u anuluan sepse ishin te parregullta dokumentet e lejes mjedisore.
Por jo vetëm kaq, pasi Zhelegu ka patur probleme me ligjin edhe në të kaluarën.
Në vitin 2002 kur punonte në doganën e Durrësit u akuzua për trafikim të mallrave kontrabandë, por në atë kohë u hetua në gjendje të lirë.
Deri më tani, Prokuroria ngriti dy akuza për noterin Zhelegu, atë të falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës.
Diskutime rreth kësaj post