Policia e Durrësit ka arritur të identifikojë shoferin e automjetit tip “Benz” që shkaktoi aksidentin e rëndë me dy të vdekur në autostradë, pranë Maminasit.
Bëhet fjalë për 34-vjeçarin Fatjon Zhaporja, i cili rezulton pronari dhe shoferi i makinës tip “Benz”.
“DurrësLajm” mëson se policia e Durrësit ka thirrur pronarin e mjetit tip “Benz” dhe ai ka dëshmuar para bluve se makinën ia ka shitur shtetasit Fatjon Zhaporja. Ka dyshime të forta që ai ka qenë në drejtimin e mjetit kur ndodhi aksidenti tragjik, dhe nën shoqërinë e një personi tjetër.
Ai është shpallur në kërkim nga policia dhe po punohet për kapjen e tij.
Nga ky aksident fatkeq, humbën jetën 23-vjeçarja Elena Avdillari nga Tirana dhe taksisti 60-vjeçar Bujar Agalliu, nga Durrësi.
Elena Avdillari, banuese në Tiranë, por me origjinë nga Korça, po kthehej nga porti i Durrësit. Ajo do të nisej me traget drejt Italisë, por për shkak të dokumentacioneve të munguara, uniformat blu në port e kishin kthyer mbrapsh.
Diskutime rreth kësaj post