Lidhur me qeverinë “Rama 3”, avokati Idajet Beqiri tha se lëvizja e ministrave në konceptin intelektual dhe përgatitor nuk kanë ndryshim të madh mes tyre, por shtoi se ministrave të rinj do u duhet më shumë kohë për t’u mësuar me punën dhe stafin e ri, ndërkohë që ata të larguarit e kishin krijuar një farë eksperience.
Sa për emrin e Ulsi Manjës si ministër Drejtësie, emri të cilit ka dalë në përgjimet e dosjes 184 në Dibër për zgjedhjet e parakohshme lokale të 2016, për Beqirin për aq kohë sa nuk ka vendim gjykate nuk mund të aludohet, ndërsa shtoi se ‘politika shqiptare e ka traditë përbaltë sa të mundesh se diçka do mbesë”.
Diskutime rreth kësaj post