Analisti Mustafa Nano ka komentuar zhvillimet më të fundit brends PD-së. Ai është shprehur se nuk ka parë ndonjë lëvizje që të bën përshtypje, pasi siç ai thekson janë të njëjtët njerëz që kemi parë vazhdimisht. Sipas Nanos PD nuk ka lider dhe problemi i kësaj partie qëndron në faktin se Basha nuk është distancuar nga lidershipi de facto.
“Emrat e ekipit të ri të PD, jo ndonjë lëvizje që të bëj përshtypje. Janë të njëjtët njerëz që kemi parë vazhdimisht. I vetmi personazh i ri nëse mund të quhet i tillë është Rushaj. Po as ky nuk është i ri dhe në këtë kuptim nuk kemi ndonjë risi, inovacion. Sa për largimin e Nishanit pritej, pasi ka qenë kritik ndaj Bashës kohët e fundit dhe largimi i tij është pastrimi i furçës bezdisëse. Po as kjo nuk sjell ndryshime, jemi te e njëjta lojë, Nishani ka qenë një njeri berishian, i cili zëvendësohet me një tjetër njeri berishian. Nuk e shoh një lëvizje të madhe, largimin e Nishanit. Këto janë lëvizje që nuk kanë ndonjë domethënie të madhe, janë lëvizje të natyrës konvenjente. Dihen problemet e PD nuk ka lider, jo lidership. PD nuk ka lider, sepse ka një problem që nuk është distancuar nga lidershipi de facto.”, – u shpreh Nano për MCN.
I pyetur nëse bie darkod me arsyet e bëra pak ditë më parë të ditura nga Mark Marku, Nano tha se deri diku po.
“Po sigurisht është një vëzhgim i saktë, këtë e dinë të gjithë edhe njeriu më i paditur në fushën e politikës shqiptare. Marku nuk është shtirur më sikur nuk e sheh, ai po e sheh që PD nuk ka lider.”, – tha Nano.
Diskutime rreth kësaj post