Dihet botërisht se shqiptarët janë zemërgjerë. Këtë e fakton edhe rasti i një shqiptari, i cili ka ofruar bukë falas për të prekurit nga tërmeti që goditi së fundmi Kroacinë qendrore me magnitudë 6.3, duke shkaktuar viktima, deri tani shtatë të konfirmuara, dhe dëme të mëdha materiale.
Bëhet fjalë për shqiptarin Alban Morina, i cili pasi shpërndau disa foto në rrjetet sociale, shkruan: “E di që nuk është koha e postimeve, por duhet, kush nuk ka bukë, le të dalë në shesh. Kush nuk ka ushqim për sonte dhe nesër në shesh”.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post