Dalin pamjet nga momenti kur kaloi delegacioni francez. Siç duket, presidenti francez Emmanuel Macron është pritur me helikopter.
Teksa u prit nga Kryeministri Edi Rama, Macron tha se është i lumtur që ndodhet në kryeqytetin e Shqipërisë.
“Kemi projekte konkrete për të diskutuar. Falënderoj Ramën për mikëpritjen, duhet të jeni krenarë që prisni BE në Tiranë” – tha presidenti francez.
Sa i përket energjisë elektrike, Macron u shpreh se ka krizë për shkak të luftës në Ukrainë, por theksoi se skenari i luftës nuk është për të.
“Kam thënë gjithmonë të njëjtën gjë, lufta në Ukrainë është çështje sigurie për të gjithë rajonin. Jam shumë i lumtur që sot jam në Shqipëri. Dua të falenderoj Ramën për këtë samit, në një moment mjaft të rëndësishëm për ne në kuadër të presidencës ceke kemi projekte konkrete për të diskutuar.
Është e rëndësishme që të kemi solidaritet për energjinë. Gjithashtu edhe për procesin e integrimit në BE. Është e rëndësishme që të punohet drejt solidaritetit. Do të kemi mundësi bashkë me kancelarin Scholz të përgatisim konkluzionet për energjinë që janë diskutuar edhe javën e kaluar.
Ky debat është absurd. Roli i autoriteteve publike nuk është të qeverisen prej frikës. Roli i ministrave është të bëjnë punën në raport me energjinë. Kjo nuk është për të frikësuar njerëzit me skenaret absurd. Jemi vend i madh. Kemi energjinë për shkak të luftës, por secilin bën punën e vet. Skenari i frikës nuk është për mua”, tha Macron.
Sot Tirana pret samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku do të marrin pjesë 27 liderë të Bashkimit Evropianë si dhe një numër prej 32 delegacionesh mike. Samiti i BE-Ballkani Perëndimor zhvillohet për herë të parë në Shqipëri.
Diskutime rreth kësaj post