RTSH vjen me risi të reja. Së shpejti do të startojë emisioni i pasdites në RTSH, i cili do të bëj bashkë Fjodora Fjorën, Mariza Ikonomin dhe Lei Krajën. Kujtojmë se Fjodora Fjora, gjatë kohës që nuk ka qenë pjesë e televizionit, shfaqej herë pas here nëpër programe televizive si e ftuar e veçanërisht në emisionet e mbasdites. Fjodora gjithmonë ka folur për modën , për tema sociale, apo për djalin e saj, për të cilin flet me shumë dashuri. Tashmë ajo do e drejtojë vet një emision të tillë, në të cilin shumë shpesh është parë si e ftuar.
Përmes një postimi në Instagram, ajo njoftoi se do të drejtojë emisionin e pasdites në RTSH.
“Po! Kam nderin dhe privilegjin të nis emisionin e pasdites, çdo ditë live në ekranin e të gjithë shqiptarëve me një super ekip.” – shkruan ajo.
Mariza Ikonomi, njihet për zërin e saj të veçantë dhe për këngët e saj të suksesshme. Shumë shpejt do ta shohim dhe në rolin e moderatores pranë Leit dhe Fjodorës.
Diskutime rreth kësaj post