Në dosjen e grupit të falsifikatorëve që siguronin udhëtim për emigrantët nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara, Kanadasë apo Anglisë është zbuluar rasti i një personi që iu desh të bënte operacion plastik për të emigruar në Kanada.
Në dosjen hetimore për 39 të arrestuarit përmendet një person me emrin Izmir që ra dakort me trafikantët të udhëtonte me pasaportën e tij deri në Bullgari, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje estetike për të ndryshuar pamjen e tij. Një prej të arrestuarve, Luan Qyrku kishte gjetur një bullgar që ngjante me shqiptarin që dëshironte të emigronte në Kanada.
Udhëtimi deri në Bullgari është bërë me makinë.
Sipas Prokurorisë, në Bullgari, Izmiri u dërgua në një institut estetik me qëllim që t’i rregullonin pamjen e jashtme, për të qenë sa më i ngjashëm me personin të cilit do t’i merrej pasaporta.
39 veta u arrestuan nga policia për falsifikim dokumentash të emigrantëve drejt Kanadasë, Anglisë dhe Shteteve të Bashkuara. Sipas Prokurorisë, kalimi bëhej përmes dokumenteve false, kundrejt pagesave që shkonin nga 7 mijë paund për në Angli dhe 25-30 mijë dollarë për në SHBA dhe Kanada, raporton Abcnews.
Diskutime rreth kësaj post