“Inteligjente dhe elokuente”, këto ishin dy fjalët të cilat britanikët i përdorën për shqiptaren Lea Ypi, në emisionin e mëngjesit në Britaninë e Madhe.
Teksa ishin duke biseduar për emigracionin drejt Britanisë, Lea Ypi shpjegoi sesi komunteti shqiptar në Britani po mban pjesën më të madhe të fajit për çështjet e emigracionit.
Ndërkohë, gazetari Andreë Pierce mbrojti narrativën, pasi ai këmbënguli se qytetarët shqiptarë përbëjnë një të katërtën e totalit të emigrantëve në MB.
Mirëpo, shumica e shikuesve në shtëpi mbrojtën tezën e profesoreshës shqiptare duke rrëzuar kështu atë të ngritur nga gazetari.
” @toryboypierce po shqyhet një e re në #GMB nga zonja e artikuluar #shqiptare,”, shkroi një ndjekës në Tëitter, ndërsa një tjetër tha “Oh, sapo u mashtrua absolutisht për emigracionin, ka ardhur koha edhe #GMB. ”
Diskutime rreth kësaj post