Bashkëshortët patën kërkuar rimbursimin e taksës mbi lejeqëndrimet, një kontribut shtesë i vendosur në vitin 2011 nga qeveria e kryesuar nga Silvio Berlusconi.
Sipas llojit të lejeqëndrimit, për studim, punë apo bashkim familjar, çdo emigrant ishte i detyruar të paguante nga 80 deri në 200 euro.
Pas një sërë ankesash në seli kombëtare e ndërkombëtare, kjo taksë, e konsideruar e paligjshme nga Gjykata Europiane e Drjtësisë, u pezullua duke i hapur rrugë kërkesavë për rimbursim.
Çifti shqiptar i është drejtuar Gjykatës së Barit për të kërkuar kthimin taksës së paguar padrejtësisht.
Ata kanë shpenzuar gjithësej 907 euro për këtë kontribut shtesë, i cili çdo herë shoqërohej me pullë-taksat, dërgesë postare e shpenzime të tjera.
Pas fitores së tyre, e dyta në Itali, bëhet më e lehtë rruga për qindra mijëra emigrantët që mund të kërkojnë rimbursimin.
Llogaritet që rreth 1 milion persona të kenë paguar dhe nëse të gjithë do të paraqesnin kërkesë për kthimin e taksës, shtetit italian do t’i duhej të nxjirrte nga arka rreth 500 milionë euro.
Diskutime rreth kësaj post