Një i ri nga Guatemala, i cili u fsheh në pjesën e poshtme të avionit American Airlines, doli i gjallë të shtunën pas fluturimit nga vendlindja e tij në Miami, u dorëzua në shërbimin e emigracionit të SHBA-së dhe u dërgua në një spital për ekzaminim e gjendjes së tij.
Zyra Federale për Mbrojtjen e Doganave dhe Kufijve, ka konfirmuar incidentin, ndërsa është publikuar edhe një video.
Video tregon kontrabandistin e ri, i cili duket i mpirë, por është i sigurt, i ulur në asfalt, pranë avionit, i veshur me një bluzë, një xhaketë dhe çizme.
Anëtarët e stafit tokësor e pyesin nëse dëshiron t’i jepet ujë.
Fluturimi ka zgjatur 2 orë e gjysmë, ndërsa autoritet janë shokuar sesi i riu 26-vjeçar ka mbërritur i gjallë.
Diskutime rreth kësaj post