– Nga Vasilis Qiriakulis –
DHIDHIMOTIKO, 28 tetor /ATSH-AFP/ – ”Dua të kthehem në Siri. Ka luftë në vendin tim, por u bënë shtatë muaj që jetojmë në Greqi si të burgosur”.
Adani nga Alepoja ka braktisur ëndrrën për të shkuar në Gjermani, ashtu si mijëra sirianë të tjerë që mbahen në Greqi.
Ai do të mbërrijë në stacionin e trenit në Dhidhimotiko, një fshat pranë kufirit greko-turk, me bashkëshorten, tre fëmijët dhe pesë të afërm dhe bëhet gati të kalojë një kontroll policor para se të kalojë në Turqi, fillimi i një udhëtimi të gjatë rikthimi.
“Ne jemi në rrugë që prej disa muajsh, pa strehë. Pas mbërritjen tonë në Greqi, ne kemi shkuar në kampin e Idomenit ku kemi qendruar për tre muaj duke shpresuar të kalonin kufirin greko-maqedonas për të shkuar në Gjermani”, tregon Adani.
Ai e përshkruan qëndrimin e tij të dhimbshëm në këtë kamp të improvizuar ku më shumë se 10 000 refugjatë jetonin në atë kohë në kushte të mjerueshme, para se qeveria greke të vendoste në fund shkatërrimin e këtij kampi në muajin maj dhe transferimin e refugjatëve në qendrat e pritjes në afërsi.
Adani dhe familja e tij kanë provuar menjëherë fatin e tyre në Selanik, qytet i madh grek në afërsi të Idomenit, para se të shkonin në Athinë.
”Ne arritëm kur u bllokuam nga mbyllja e kufijve dhe vendosëm në fund të riktheheshim”, shtoi ai.
Më shumë se 60 000 refugjatë ndodhen aktualisht të bllokuar në Greqi, pas marrëveshjes BE-Turqi më 18 mars që parashikonte dërgimin në Turqi të refugjatëve që mbërrijnë atje.
Refugjatët dhe migrantët janë gjithashtu të bllokuar dhe aspiratat e tyre për një nisje të re në një vend evropian duket tashmë pothuajse e pamundur.
Pra programi për rilokalizimin dhe rigrupimin familjar, e vetmja mënyrë ligjore për të jetuar dhe punuar në Evropë, është një procedurë e komplikuar dhe e ngadaltë për shkak të rezervave të disa vendeve që nuk dëshirojnë refugjatë në vendet e tyre.
BE-ja u angazhua gjithahstu në shtator 2015 për rilokalizimin në dy vjet të 66 400 refugjatëve nga Greqia. Vetëm 4 926 janë nisur në 13 muaj.
Shpresa e fundit për refugjatët, do të ishte kërkesa e azilit në Greqi, një procedurë gjithashtu e gjatë dhe një zgjedhje e vështirë sepse vendi vazhdon të jetë i zhytur në krizë dhe përqindja e papunësisë është më e larta në zonën euro.
– Kalimi i Evros natën –
Adani i tregon policëve të Dhidhimotikos dokumentet e dhëna nga autoritetet greke gjatë regjistrimit të tyre në ishullin e Lesbos, hyrja kryesore në Greqi.
“Me dokumentet e tyre, ata kanë të drejtë të lëvizin të lirë në vend, por ne e dimë që ata kanë ardhur për të gjetur trafikantë që i ndihmojnë për të kaluar natën lumin e Evros për të shkuar në Turqi (…)”, theksoi një roje bregdetare.
“Këto lloj rastesh ndodhin çdo ditë (…), është çmenduri, janë njerëz fatkeqë, ata kanë paguar për të ardhur ilegalisht në Greqi dhe atje ata duhet të ripaguajnë për t’u kthyer në shtëpitë e tyre, vetëm trafikantët fitojnë”, theksoi ai.
“Niveli i ujit përgjatë kufirit greko-turk është aktualisht shumë i ulët. Disa persona përdorin barka, por edhe mund të kalojnë në këmbë”, nënvizoi Hrisovaladis Jalamas, drejtues i rojave kufitare në rajonin e Evros.
Dhjetëra refugjatë kanë mbërritur çdo ditë në stacionin e trenit të Dhidhimotikos këto javët e fundit. Disa kanë edhe dokumente të refugjatëve gjermanë dhe që janë kthyer nga Gjermania të dëshpëruar që nuk kanë mundur të integrohen.
“Ne nuk mund të verifikojmë nëse janë false apo të vërteta”, shprehet një polic.
Por, përveç atyre që dëshirojnë të largohen nga Greqi, fluksi i imigrantëve në sens të kundërt, domethënë nga Turqia drejt Greqis, ka rinisur këto muajt e fundit dhe policia ka qenë e detyruar të rrisë praninë e saj në kufirin tokësor greko-turk.
”Që prej muajit korrik, 70 trafikantë dhe më shumë se 1 000 refugjatë janë arrestuar”, sipas policisë.
Diskutime rreth kësaj post