Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka komentuar deklaratën e ministres së brendshme britanike, e cila tha se shqiptarët që shkojnë në vend ilegalisht me gomone po pushtojnë Mbretërinë e Bashkuar, duke i cilësuar ata si kriminele.
Begaj tha nga sot nga Kukësi se nuk është dakord me deklaratat e bëra nga ministrja britanike për shqiptarët.
“Shqiptarët janë integruar në shumë vende të botës dhe kanë ndërtuar jetën dhe punuar në mënyrë normale duke paguar taksa. Nuk është e drejtë të bullizohen në këtë lloj gjejë. Natyrisht ka edhe elemente anësore të padëshiruar që mund të kenë lidhje me krimin. Por nuk janë vetëm shqiptarët. I kam kërkuar qeverisë britanike investimet e saj t’i bejë në drejtim të zonave ku ka emigrante, rruga e duhur për mua dhe kërkesa ime ndaj tyre është investimet e qeverise angleze ne këtë rajon të behen te prekshme nga qytetaret dhe mos te jene vetëm ne kuadrin e këshillimeve. Por të jenë investime me qellim që këta qytetarë që ikin për një jetë më të mirë të punojnë e të jetojnë në Kukës, Dibër, Has e Tropojë. Kërkesë tjetër e imja ka të bëjë me hapjen e një mikrokonsullate angleze në Kukës që të bëje të mundur që qytetarët të ikin me viza të rregullta të përkohshme për të punuar si punëtorë sezonal”, tha Begaj.
Diskutime rreth kësaj post