Fluksi në rritje i udhëtarëve që futën në vendin tonë nëpërmjet portit të Durrësit ka sjellë anomalitë e para.
Tre tragete të linjës Bari-Durrës, nga shtatë që lundrojnë çdo ditë kanë mbërritur me katër orë vonesë. Shkak për këtë është bërë nisja me vonesë nga porti i Barit, e ardhur si pasojë e vonesave në kryerjen e procedurave.
Vonesat sipas autoriteteve reflektohen për shkak të fluksit të lartë të udhëtarëve, duke sjellë probleme edhe me oraret e trageteve.
Përgjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë hyrë afro 12 mijë shtetas si dhe 4 mijë automjete. Për të perballuar fluksin në rritje autoritetet që operojnë në port po punojnë me kapacitet të plotë me qëllim shmangien e radhëve
Diskutime rreth kësaj post