Artisti kosovarë Erzen Shkololli është emëruar sot drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve. Ai zëvendëson në këtë detyrë Artan Shabanin, pas mbarimit të mandatit katërvjeçar të tij.
Shabani është emëruar në vitin 2013 në krye të Galerisë së Arteve, si zgjedhje e vetë kryeministrit Edi Rama, ashtu siç përzgjodhi edhe koreografin e njohur Ilir Kerni ne krye të Teatrit të Operës dhe Baletit, i cili më vonë dha dorëheqjen më vonë.
Artisti kosovar Erzen Shkololli, është bërë i njohur si autor e kurator i ekspozitave dhe bienaleve ndërkombëtare. Praktikat e tij artistike përdorin ritualet dhe folklorin vendas për të tërhequr vëmendjen te situata specifike socio-politike dhe është ekspozuar ndërkombëtarisht në muze, siç janë: Van Abbemuseum, Eindhoven; Centre Pompidou, Paris, dhe Fridericianum, Kassel. Nga viti 2008 deri më 2009 ishte përfitues i Bursës së DAAD-së për Artistët në Rezidencë.
Vendimi:
EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË GALERISË KOMBËTARE TË ARTEVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Erzen Shkololli emërohet drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Diskutime rreth kësaj post