Problematika e trajnuar mbrëmjen e së martës në Fiks Fare ka të bëjë me ankesat e bëra nga mësuesit në shkollën 9-vjeçare “Thimi Tani” në Berat. Ata ankohen se drejtoresha e shkollës përpilon lista me përkatësinë politike të mësuesve, që nga ana tjetër e akuzojnë atë për ndarje të parregullt të orëve të mësimit e ofendime.
“Dua të denoncoj veprimet abuzive të dy drejtuesve të shkollës. Unë jam mësuese në këtë shkollë prej 35 vjetësh dhe jap mësim Histori-Gjeografi, vetëm 6 orë. Unë jam mësuesja me kualifikimit më të lartë dhe kam më pak orë nga të gjithë. Na ka detyruar të shesim libra, gjë që bie në kundërshtim me ligjin dhe 3% e mbajnë vetë. Ky veprim është bërë në mënyrë të rregullt. Ne ofendohemi me një fjalor të ulët dhe askush nuk reflekton. Të dhënat tona personale çohen në funksion të një partie ku u jepet numri i celularit, përkatësitë politike. Për ta vërtetuar këtë unë kam në dispozicion një formular, i cili është plotësuar nga drejtoresha dhe aty është i gjithë kolektivi. Ne jemi detyruar vazhdimisht të shkojmë nëpër tubime politike të Partisë Demokratike. Tre mësuese cilësohemi si grupi i plakave dhe na kanë vënë edhe epitete të tjera, ku unë kam për epitet mbiemrin e kryeministrit, “Ramka””, shprehet një mësuese e shkollës.
Jo të gjithë mësuesit patën guximin të flisnin për mikrofonin e “Fiks Fare”. Në mënyrë konfidenciale, disa prej tyre tregojnë fakte të rëndësishme.
“Në orar bën shkelje sipas qejfit të saj. Disa i lë me 18 orë, disa me 20. Neve jemi ndarë me grupe. Unë bëj pjesë te grupi i plakave. Më kanë vënë edhe pseudonimin “majmuni”, se jam mësuese e Biologjisë.
Për të vërtetuar akuzat e ngritura nga mësuesit e shkollës, “Fiks Fare” realizoi kamera të fshehta, ku mësuesit pyesin nxënësit për pagesën që kanë bërë për dëftesat e lirimit. Nxënësit u përgjigjën se kishin paguar nga 2000 lekë të vjetra.
Për të vërtetuar listën e e bërë publike nga një prej mësuesve të shkollës, Fiks Fare pyeti edhe mësuese të tjera të shkollës të cilat konfirmuan të dhënat të cilat ishin në listë, ndërsa u shprehën që ishin dakord edhe që kjo gjë të ndodhte dhe këtë të dhëna t’ja jepnin drejtoreshës së shkollës.
Diskutime rreth kësaj post