Një ditë më parë aktorja e njohur Ema Andrea reagoi ashpër ndaj deklaratës së bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha në Kuvend ku bëri thirrje për armatosje të poullsisë.
Kësaj deklarate, ju përgjigj djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha i cili e cilësoi me ironi aktoren si “ikonë ndërkombëtare e antifashizmit dhe artit”.
Por nuk ka vonuar shumë reagimi i Ema Andreas. “Qetësohu lutem, përmbahu se nuk ta shava babin!!”, shkruan ndër të tjerash Andrea ndërsa thotë se gjithashtu se “kam jetuar në Shqipëri që prej 71, në tokën dhe hallet shqiptare…këtu nga jetoj unë realiteti është shumë më ndryshe se nga dritarja e makinës apo avionit!!.
Postimi i plotë i Ema Andreas
Per ata qe duan te behen te famshem duke perdorur emrin tim!! Zotni,mos fyej fjalen e lire,dhe mos u perpiq te perdoresh emrin tim as per pislleqet politike e as per per delire!! Une kam thene dhe do ta them ate qe mendoj e jam perpjekur te mos fyej babain e askujt!!
Nuk i perkas asnje lloj tifozerie e as partie(edhe pse eshte e njejta gje per juve )!Kam jetuar dhune ne kete vend aq sa te jem kunder cdo thirrjeje per dhune e arme,panvaresisht se kush i ben !! Nga parlamenti dhe politikberesit e cdo ngjyre pres kujdes dhe zgjidhje problemesh! Nuk eshte ceshtje familjare!! Ne se do ish e tille nuk do te flisja!! Une kam respekt per pjestare te familjes suaj,te cilet i njoh jashte politikes!! Qetesohu lutem,permbahu se nuk ta shava babin!! Lutem mos guxosh,vetem se ta lejon statusi i birit,te me japesh perkatesi,qe nuk i kam!! Jemi ne demokraci ku secili shpreh mendimin e vet ,pa fyer e pa nxjerre perfundime paraqende’!! Nuk jam as me ps e as me pd!! Jam me kunderdhunen !! Dhe nje info qe ta perdoresh tamam:kam jetuar ne Shqiperi qe prej 71, ne token dhe hallet shqiptare…ketu nga jetoj une realiteti eshte shume me ndryshe se nga dritarja e makines apo avionit!! Uroj paqje Zotni per ty e per familjen e cdo shqiptari!! Te fala nga shtepia!!
Diskutime rreth kësaj post