Aktorja Ema Andrea ka vijuar replikat me kolegun e saj Genti Kame, pasi ky i fundit e quajti kurvë dy ditë më parë.
Shkak për këtë përplasje u bënë debatet që kanë shpërthyer ditët e fundit jo vetëm mes aktorëve dhe qeverisë, por dhe mes aktorëve me njëri-tjetrin.
Debati më i ashpër ka qenë pikërisht ai mes Kames dhe Andreas.
Pasi e quajti kurvë, një ditë më parë Kame e cilësoi atë dështake, pasi Andrea për më tepër është edhe kandidate për drejtore e Teatrit Kombëtar.
“Unë s’kam qenë asnjëherë aktore në TK.
Më është mbyllur ajo derë nga çdo drejtor dhe shumë kolegë! Por kam ndërtuar me djersë jashtë atyre dyerve gjithë çfarë kam. Jam nderuar në festivale e kudo!
Ndaj dështake s’më duket se jam!
Kam luftuar herë vetëm e herë me të tjerë për dinjitetin e artistëve në raport me shtetin. Jam sulmuar e ndëshkuar gjithëe jetën për këtë. Unë kam qenë aty!
Tani, lëpirëse unë?! Do isha bërë tjetërkush po të kisha qenë!
“Fjalën ‘kurvë’ e kam dëgjuar prej 100 vjetësh, s’më bën më përshtypje, po pse e Ramës nuk kuptoj.
Mirë do ishte të ishim bashkë në këtë protestë që ia doli të hapte një dialog dhe s’ka armiq.
Nejse, unë vlerësimet e mia për ty si artist t’i kam thënë dhe mbeten të tilla, nëse ia vlen mendimi i një kurve!
P.s. Sa për drejtoreshë, kam 20 vjet që jam e tillë!
S’kam nevojë për karrige pa merak, tjetër gjë dua”, shkruan ajo.
Diskutime rreth kësaj post