Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa, tashmë është gati të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri “BBV”, ku duket se e ka ndarë mendjen, sepse ka disa ditë që ngacmon ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Sot, ai ka postuar një video tjetër, me anë të së cilës e përforcon vullnetin e tij për të hyrë në garë.
“Do thoni ju çne unë në Big Brother, me gjithë këto plazh e diell në Australi. Epo, u prish pak koha dhe thashë të futem. Shihni sa qetësi kam këtu, duhet pak dallavere”, e nis aktori i njohur videon, i gjendur aktualisht në Australi, ku jeton prej vitesh me partneren e tij.
“Më kanë thënë që ta filloj nga dita e parë dhe të shkoj vitin tjetër, po ku më rrihet mua 3 muaj në një shtëpi? Më mirë futem tani dhe rri pak”, vijon Visi më tej.
Ai ka një arsye pse do të futet në “Big Brother”.
Aktori saktësoi se Shqipëria ka shumë lajme të këqija dhe probleme, kështu që ai dëshiron të sjellë humor dhe pozitivitet.
“Nuk ka rëndësi kush fiton. Ju vazhdoni të mbani të preferuarin tuaj, atë që keni qejf. Rëndësi ka që të fitojmë të gjithë”, thotë Visi në
Aktori i njohur ka vetëm një problem. Nëse është puna për humor, deri tani Luiz Ejlli e ka mbajtur stekën shumë lart.
Duket sikur shkodrani ka 10 vite që punon te “Portokallia”.
Diskutime rreth kësaj post