Imami Elvis Naçi, ka vendosur të shesë spitalin që ka në pronësi, pas shumë debatesh në media lidhur me mënyrën e dyshimtë, se si ai arriti që ta blente dhe burimin e të ardhurave.
Naçi thotë se spitalin do t’ja shesë Kryegjyshates Boterore Bektashiane për 850 milionë lekë të vjetra dhe paratë premton se do t’ua dhurojë njerëzve të varfër. Naçi ka qenë objekt i vëmendjes herë pas here, ku fokus ka qenë pasuria e tij dhe blerjet e shtrenjta që ka kryer duke fshehur transparencën.
Postimi i Elvis Naçit:
“Sot dua te ndaj nje lajm te bukur, nje lagje e re pritet te ndertohet nga Fondacioni Firdeus ne Kosove. Kryegjyshata Boterore Bektashiane na beri nje kerkese per te blere Spitalin Continental me deshiren per te patur edhe ky Komunitet nje Spital si komunitetet e tjera Fetare, pervec kesaj Spitali Continental gjendet ne pronen dhe ndertesen e Kryegjyshates Boterore Bektashiane dhe deshira e tyre eshte qe te investojne ne te gjithe zonen dhe pronat e tyre! Fondacioni Firdeus vendosi ta shese Spitalin Continental me shume prej 85 milion (leke te reja) dhe me fondin e perfituar do te ndertoje nje lagje per te varferit ne Kosoven tone te dashur dhe disa apartamente ne Maqedoni per njerezit ne nevoje.
Por jo vetem kaq, nje tjeter lagje e madhe pritet te filloje edhe ne Shqiperi, pervec Thumanes qe po shkon drejt perfundimit, ! Bamiresi mbi bamiresi, pasi spitali Continental qe po blen Kryegjyshata Boterore Bektashiane do te vazhdoje traditen e ndihmes se njerezve te pamundur por edhe sepse me te ardhurat prej shitjes do te ndertohen lagje dhe shtepi te tjera te cilat do te zbukurojne dhe rehatojne zemrat e nevojtareve.
Zoti ju shperblefte sepse bashke po zbusim sa mundemi hallet e shqiptareve. Amin”, shkruan Naçi, ku ka zgjedhur që të mos publikojë asnjë faturë shoqëruese apo marrëveshje të firmosur, duke hedhur sërish hije dyshimi mbi këtë lëvizje.
Diskutime rreth kësaj post