Bamirësi Elvis Naçi ka rezultuar pozitiv në testin e korònavirusit. Këtë e ka zbuluar gazetari Elio Laze në një shkrim në Facebook ku i thotë të shkuara atij dhe cdo pjesëtari tjetër të familjes.
Postimin e publikuar e shoqëroi me një fotografi të bamirësit, i cili shfaqet me kurriz duke ecur pranë ambienteve të shtëpisë i shoqëruar nga një punonjës i ISHP-së, që do ti bëjë testin.
“Për sot, i urojmë të shkuara Elvisit i cili është konfirmuar me Còvid dhe ndonjë pjesëtari tjetër të familjes. Shërim sa më të shpejtë. #MbaniMaskat”, shkroi Elio.
Nuk ka ende një reagim publik nga vetë Elvis Naçi për këtë lajm dhe nuk dihet si paraqitet gjendja e tij shèndetësore. Ditët e fundit kemi pasur një rritje të shifrave të të ínfektuarve, ku vetëm ditën e sotme rezultuan pozitivë 3 politikanë të Kuvendit të Shqipërisë, si dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.
Diskutime rreth kësaj post