Sipërmarrësi dhe drejtues i një agjencie punësimi, Elton Ilirjani, ishte i ftuar në “Zonë e Lirë ” në Tv Klan nga ku tregoi edhe një herë historinë e jetës së tij dhe vështirësitë e të qenit gey i deklaruar publikisht. Ai tregoi se fëmijëria e tij ka qenë e vështirë madje tha se drama e tij e parë ka qenë pikërisht në ditën e parë të shkollës ku kishte përfunduar me flokë të shkulura.
“Unë që kur isha shumë i vogël kur kuptova që isha ndryshe nga të tjerët, kisha sjelle ndryshe të cilat të tjerët nuk i quanin të mira. Gjyshja më bëri 40 kukulla të ndryshme. Kur isha i vogël më linin në fund të rreshtit dhe më grisnin përparsen. Nuk më jepnin shaminë e pionierit dhe shumë mirë bënë që nuk ma dhanë. Unë rrija gjithnjë me përparëse të grisur. Unë prekja veten për të ndjerë dashurinë e nënës dhe të gjyshes.
Ne kemi jetuar me dy familje të komunitetit rom në një shtëpi. Në 1987 ka qenë drama ime e parë jam goditur shumë keq nga mësuesja, ka qenë e vetmja goditje, ka qenë dita e parë e shkollës. Mësuesja na dha të bënim dy rreshta me vija të pjerrëta dhe unë bëra gjithë faqen sepse i kisha mësuar me vëllanë. Atë ditë përfundova me shkulje flokësh”, tha Elton Ilirjani.
Diskutime rreth kësaj post