Këngëtarja shqiptare Elsa Lila është bërë e “gjallë” në rrjete sociale disa muaj pasi u arrestua nën akuzën për përfshirje në një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës. Këngëtarja ra në pranga në muajin mars bashkë me gjashtë shqiptarë të tjerë në kuadër të një operacioni anti-drogë në Itali.
Në muajin maj, daja i saj, avokati Saimir Visha theksoi se ajo kishte dalë nga burgu dhe se ndaj saj kishin rënë akuzat. “Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para. Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vjellë vrer për Elsën.”, tha ai.
Ndërkohë, së fundmi, këngëtarja është bërë pjesë e Instagramit. Postimi i parë është bërë rreth një javë më parë, përmes të cilit shprehet se po punon për një këngë të re. Së fundmi, ajo ka realizuar dhe disa fotografi nga fotografi i mirënjohur, Fadil Berisha.
Diskutime rreth kësaj post