Aktivistja Elona Caslli, me anë të një postimi të gjatë në llogarinë e saj në “Facebook”, ka reaguar e revoltuar, sa u takon zhvillimeve politike në vendin tonë, transmeton Lajme.al.
Gjithashtu, Caslli, ka një revoltë edhe ndaj ambasadores Yuri Kim, ku sipas Casllit, ajo ka fyer disa herë shqiptarët, e që asnjëherë nuk është sjellë si një ambasadore, duke mos shprehur asnjë kritikë ndaj Rilindjes së Edi Ramës, por me sjelljen e saj fyen qytetarët shqiptarë.
Reagimi i Elona Casllit:
“Kushdo që e trajton Berishën thjesht si një ish kryetar të Partisë Demokratike dhe një figurë me peshë brenda të djathtës shqiptare bie në kurthin e trajtimit të Berishës si individ dhe jo si standard i shkelur në demokraci.
Në optikën time në të gjithë këtë histori, Berisha është përtej Berishës.
Berisha zyrtarizon të drejtën e një ambasadoreje për të tjetërsuar vullnetin e votës së shqiptarëve, për të përzgjedhur kandidatët e një force politike dhe për t’i ndarë kandidatët në kategoritë e mëposhtme:
1. Kandidatë që nuk duhet të jenë në lista.
2. Kandidatë që duhet të jenë në lista sa për mbledhje votash dhe më pas të japin dorëheqjen.
3.Kandidatë që duhet të shpallen “Non Grata” pas zgjedhjeve dhe që duhet të përjashtohen nga jeta politike e vendit, ndonëse mund të jenë votuar nga shqiptarët.
Në këto kushte lind pyetja: Për çfarë duhet kryetari i një partie kur të gjitha vendimet merren në përputhje me udhëzimet e Ambasadores Amerikane?!
E para: Ku qëndron sovraniteti i një partie kur të gjitha veprimet diktohen nga Ambasadorja Amerikane?!
E dyta: Jo për nga rëndësia, por për nga renditja qëndron tek fakti ose më saktë tek paradoksi se largimi i Berishës po u serviret shqiptarëve si “akt drejtësie”. Berisha është akuzuar si individ i kor**ruptuar dhe paradoksi ulëritës është që ekzistojnë prova mjaftueshëm për ta shpallur “Non grata” nga Departamenti i Shtetit në Amerikë, por nuk ekzistojnë prova të mjaftueshme për ta vendosur Berishën përballë drejtësisë në Shqipëri.
Do të mjaftonte vetëm ky fakt për ta zhbërë vjershën e mërzitshme që na reciton Ambasadorja Amerikane mbi ” Reformën në Drejtësi” dhe mbi sukseset imagjinare të kësaj të fundit. Akuzat pa fakte dhe k**ërcënimet me ngrënie bari provokojnë tek shumë shqiptarë traumat e një kohe nga e cila Shqipëria nuk është shëruar ende.
Alibia se mospërjashtimi i Berishës do të sillte izolim të Partisë Demokratike në marrëdhënie me ndërkombëtarët, sipas mendimit tim , është një alibi ranore e cila rrëzohet me të njëjtën lehtësi që mund të rrëzohet një kështjellë rëre ne breg të detit.
Pse është alibi ranore?
Është alibi ranore sepse mungesa apo prania e Berishës nuk e zhbën faktin se kushdo që është kundër Edi Ramës sot, nuk duhet të përballet veçse me Edi Ramën, por edhe me Ambasadoren Amerikane. Pra e thënë shkurt, Edi Rama dhe Yuri Kim vijnë në paketë dhe të sjellin ndërmend paketat turistike ku përfshihen vaktet dhe në këtë rast duhet shkruar me shkronjë të madhe; Në kundërshtinë për Partinë Socialiste përfshihet edhe mbështetja pa kushte e Ambasadores Amerikane.
Me ose pa Berishën, Edi Rama dhe Yuri Kim brenda një pakete janë dhe kushdo që do të përballet me Edi Ramën apo Erion Veliajn fillimisht duhet të përballet me Yuri Kim. Për një “rastësi të mbrapshtë”, kushdo që ngulmon në largimin e Berishës apo në riformatimin e Partisë Demokratike, nuk shpreh asnjë kritikë për Ambasadoren Amerikane dhe sjelljen e pangatërrueshme të saj kundrejt Rilindjes.
Nëse do ta trajtojmë Ambasadoren Amerikane si autoritet absolut dhe të pagabueshëm, atëherë le të ek**zekutojmë përfundimisht edhe institicionin e votës dhe nën sloganin – I di Amerika këto punë- le të t’i bindemi verbërisht asaj.
Ku do të na çojë kjo bindje e verbër?!
Unë besoj fort se kjo bindje e verbër nuk na çon askund, pasi bindja e verbër në thelb mban filozofinë: Bindu dhe mos mendo! Mendon Ambasadorja Amerikane për ty!
Ndjesë, por personalisht nuk besoj se duhet të vras arsyen time për hir të një Ambasadoreje që:
1. Kryen tërheqje litari për të nxjerrë goma nga deti.
2. Uron fitoren e Partisë Socialiste ende pa përfunduar procesi i numërimit.
3. Mbledh emergjencat civile kur bie zjarri duke harruar se në këtë vend është ambasadore dhe jo pjesë e kabinetit qeveritar.
4. Shndërrohet në stjuardesë teksa priten afganët dhe në punonjëse shërbimi duke mbajtur çantat e tyre.
Ka qindra arsye për të mos ia besuar arsyen time Ambasadores Amerikane, por unë rendita veçse ato që janë lehtësisht të dallueshme dhe nxjerrin në pah sjelljen e një ambasadoreje që fyen sistematikisht shqiptarët dhe mbi të gjitha nxjerr në pah sjelljen e një ambasadoreje që ka shumë kohë që ka harruar që është e tillë.
Post Scriptum: Nuk do të habitesha nëse një ditë në Shqipëri do të përballesha me këtë deklaratë: “Politikanët në Shqipëri u dorëzuan. Reforma në Drejtësi dështoi. L*uftoni për veten dhe të ardhmen tuaj. Goodbye! Elona Caslli!”, shkruan Caslli./ Transmeton Lajme.al.
Diskutime rreth kësaj post