Drejtori Ekzekutiv i ”Tesla”-s, Elon Musk, pritet të shkurtojë rreth 10% të vendeve të punës në kompaninë e prodhimit të makinave elektrike, sipas një njoftimi të tij.
Mesazhi, i dërguar dhe i titulluar “Ndaloni të gjitha punësimet në mbarë botën”, erdhi dy ditë pasi miliarderi Musk, i tha stafit të kthehej në vendin e punës ose të largohej, pas paralajmërimeve në rritje nga drejtuesit e biznesit lidhur me rreziqet.
“Pothuajse 100 000 persona u punësuan te ‘Tesla’ dhe filialet e saj në fund të vitit 2021″, sipas një vlerësimi të Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Këmbimeve (SEC).
Aksionet e ”Tesla”-s ranë gati 3% të premten në SHBA, ndërsa sipas Bursës së Frankfurtit aksionet e kompanisë ranë në 3,6%.
Musk ka paralajmëruar javët e fundit për rreziqet, por e-maili i tij që urdhëronte ngrirjen e punësimeve dhe shkurtimin e stafit, ishte mesazhi më i drejtpërdrejtë dhe i profilit të lartë të këtij lloji nga kreu i prodhuesit të automjeteve.
Diskutime rreth kësaj post