KQZ-ja në FRESSH ka publikuar sot rezultatin përfundimtar të votimeve, ku Eljo Hyska është kryetari i ri i FRESSH- it, pas mbylljes me sukses të procesit të votimit në të cilin morën pjesë 24581 anëtarë.
Në një deklaratë për mediat nga zyra e shtypit e Partisë Socialiste, bëhet e ditur se është mbyllur me sukses gara për kreun e ri të eurosocialistëve, ku pjesëmarrja shënon numrin më të lartë të votuesve të realizuar ndonjëherë nga një forum rinor.
Sekretarja për Rininë në Partinë Socialiste, Elisa Spiropali, ka përshëndetur gjithë procesin e votimit dhe numërimit, si dhe ka uruar kryetarin e ri dhe ekipin drejtues, thuhet në njoftimin nga PS.
Rezultati i nxjerrë nga KQZ-ja vijon si më poshtë:1- Eljo Hyska 10182; 2 – Shpati Kolgega 7706; 3 – Elsamed Mukaj 2742; 4 – Marinela Rukia 1522; 5 – Erjo Mile 1323; 6 – Jonida Spaho 527; 7 – Ana Abdi 462; 8 – Ermal Petushi 387.
Zgjedhja e kryetarit të ri të FRESSH-it shënoi finalizmin me sukses të një procesi të gjatë, ku 8 kandidatët zhvilluan takime të ndryshme me të rinjtë në të gjithë Shqipërinë, duke shpalosur idetë dhe platformën e tyre.
Diskutime rreth kësaj post