Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka paralajmëruar të tjera shkarkime në rang drejtuesish të lartë në vend.
Lajmin e bëri të ditur gjatë një interviste në studion e lajmeve të “Ora News”, kur tha se shkarkime të tilla nuk kanë lidhje me skandalin e firmës ‘DH Albania’, por janë normale kur ndërrohen ministrat.
“Ndryshimet janë krejt normale në një proces reformimi të qeverisë. Jemi 7 ministra të rinj dhe padyshim do të kemi drejtorë në sektorë të caktuar. Ne besojmë se është bërë shumë punë, por mund të shfrytëzojmë edhe potenciale të tjera. Ndryshimet janë në vazhdën e ndryshimeve që kanë ndodhur dhe besoj do të ndodhin, do të dëgjoni raste të tjera. Puna e atyre që kanë qenë nuk mund të mohohet. Me ndryshimin e ministrave ka lindur nevoja edhe për pjesën tjetër të administratës”, u shpreh Spiropali.
Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit, u shkarkuan kreu i OST, Klodian Gradeci dhe kreu i ARRSH-së, Afrim Qendro.
Diskutime rreth kësaj post