Ministrja Për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali thot se kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, deri më tani po zhvillon fushatë elektorale normale.
E ftuar në “RealStory”, Spiropali ka thënë se procesi duhet të vazhdojë deri në datën e zgjedhjeve, kur edhe forcat politike do të përballen në kutinë e votimit. Ndër të tjera ajo ka thënë se opozita ka dashur të pengojë disa reforma në vend, ndërsa shtoi se drejtuesit e vërtetë opozitarë janë Berisha dhe Meta.
“Opozita duhet që të kthehet në situatë normale. Lulzim Basha po zhvillon një fushatë që në dukje ngjan krejt normale. Kjo gjë duhet të vazhdojë deri në ditën e zgjedhjeve dhe përballja është në kutitë e votimit. Aty janë dy palë, në shesh të mejdanit, e të shihet se kush fiton më shumë vota. Kemi dëgjuar lloj-lloj deklaratash, deri në prerje duarsh për ata që prekin votën, por besoj se janë thënie të ekzagjëruara.
Ka pasur tentativa për t’i vënë zjarrin, për t’ë penguar reforma, kjo dihet. Në këto 4 muaj, unë besoj se do shohim disa çudira. Kjo sepse opozita ka dëshpërim dhe këtë shqetësim e reflekton më shumë Berisha dhe Meta. Këta janë edhe drejtuesit e vërtetë të opozitës. Gjithçka është e mundshme. Këta dy persona kanë bërë në 2 vjet akte të rënda. Besoj që zgjedhjet duhet të ruhen dhe institucionet duhet të mbahen se s’bën. Institucionet nuk mund të digjen me molotov e zjarr”, përmbylli Spiropali.
Diskutime rreth kësaj post