Festa në kryeqendrën e veriut vazhdon. Benet Beci ka arritur pas 33 vitesh të rrëzojë mitin se Shkodra është e djathtë dhe as që mendohej se qytetari i parë i saj do të ishte një socialist.
Ekipi fitues i Shkodrës ka arritur një fitore historike më 14 Maj dhe festa atje vazhdon. Newsbomb.al ka siguruar një video nga festa, ku drejtuesja politike e PS atje dhe Benet Beci e djegin me këngë e valle shkodrane.
Bashkë me kandidatin fitues për bashkinë, ajo shihet duke kërcyer mes të rinjve dhe të rejave, nën tingujt e muzikës brilante të Bujar Qamilit. “Arom Shkodre moj ta marrsha”, dëgjohet në video, ndërsa Beci dhe Spiropali kërcejnë të rrethuar nga anëtarët e PS dhe qytetarët shkodranë.
Elisa Spiropali ishte padyshim një emër kyç në këtë fitore të PS në kryeqendrën e veriut, bashkë me deputetin vendas Agron Çela e shumë politikanë të tjerë lokalë që u angazhuan maksimalisht. Por, ai që i bëri padyshim bashkë të gjithë këta elementë, ishte Benet Beci.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post