Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, tha se Partia Socialiste synon të marrë mandatin e tretë, kjo për shkak të punës dhe reformave që janë bërë në Shqipëri.
“Ka gjithmonë punë për të bërë, punë janë bërë shumë, por ne besojmë se mandati i tretë do jetë një vazhdim i natyrshëm i punëve që kemi bërë deri tani. Besoj se kemi mbjellë shumë, dhe rezultatet po duken në këtë mandat, kemi vizionin, dijen dhe liderin për të fituar këtë betejë për Shqipërinë që duam. 800 mijë vota janë numra që hidhen në media dhe diskutohen në tryeza , por jo domosdoshmërisht dalin nga forumet tona.
Ne diskutojmë në forume jo kaq konkretisht për çështjet tani për tani, por diskutojmë për parimet dhe ndarjet e punëve dhe ne besojmë se, sigurisht është vullneti i sovranit nëse do i marrim apo jo, por i kemi të gjithë mundësinë për të fituar sa në 2017, mos më shumë”, tha ajo në “Ilva Now”.
Diskutime rreth kësaj post