Ministrja e Shtetit për Mardhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e qenë prezente në emisionin “Mbrëmje,” ku ka folur në lidhje me ngërçin aktual politik.
Ndër të tjera Elisa ka mbrojtur kryeministrin Rama nga komentet që ky i fundit mori pas daljes në në emisionin e Bruno Vespës “Porta a Porta”.
Por gjatë këtij momenti ministrja bëri një gafë të rëndë, duke u munduar të nxirrte mllëfin me komentet negative.
Spiropali i krahasoi kundërshtarët me personazhin e famshëm Don Kishoti i Mançës të autorit Migel Servantes.
Por gafa ishte kur Spiropali e cilësoi Don Kishotin si një personazh të rëndësishëm të letërsisë shqipe.
“Call centerat dhe ata që sulmuan Ramën në “Porta a Porta” janë si Don Kishoti. Megjithse Don Kishoti është personazh i rëndësishëm i letërsisë shqiptare”,- u shpreh Spiropali. /albeu
Video:
Diskutime rreth kësaj post