Aktorja e humorit, Eliona Pitarka është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë ajo, përmes një foto të publikuar në InstaStory, ku shfaqet me të bijën në spital, teksa qëndrojnë të dyja të shtrira pranë njëra-tjetrës.
“Më në fund është këtu”, – ka shkruar aktorja krahas fotos së bukur.
Ndërsa ditën e sotme ajo për herë të parë ka pozuar me vogëlushen teksa ka ndarë me publikun dhe emrin e saj, Gala.
‘Për çdo pranverë qeshin lulet e mua këtë pranverë më qeshën sytë e tu’, – ka shkruar ajo krahas fotos me vogëlushen, ku duket se është kujdesur për privatësinë e saj, pasi Gala ka pozuar me shpinë.
FOTO:
View this post on Instagram
Diskutime rreth kësaj post