Një ngjarje e rëndë ka ndodhur tre ditë më parë në Tiranë, por është bërë publike vetëm ditën e sotme, ku një fëmijë 3-vjeç ka humbur jetën në QSUT, ndërsa është dërguar nga prindërit e tij, pasi nuk ishte zgjuar nga gjumi, pasi i ishte bërë narkozë për një ndërhyrje në dhëmbë në një klinikë stomatologjike në pronësi të mjekut Roland Xhaxho.
Ishin familjarët e të miturit që theksuan se 3-vjeçari ka humbur jetën, për shkak të injektimit të lartë të dozës së narkozës, e cila i ka prekur mëlçinë.
Por pas ngjarjes së rëndë, kanë dalë të tjera detaje tronditëse lidhur me klinikën stomatologjike të mjekut Xhaxho.
Aktorja Eliona Pitarka, menjëherë pasi ka marrë vesh ngjarjen e rëndë ka ndarë me publikin një detaj rrënqethës, e cila i ka ndodhur me nipin e saj pikërisht në të njëjtën klinikë private.
Pitarka thekson se një vit më parë kishin dërguar nipin tek klinika dentare e mjekut Roland Xhaxho, dhe se pasi e kishin marrë në shtëpi, i ishte dashur 5 orë që t’i dilte narkoza.
Ajo shton se edhe pse kanë telefonuar mjekun dhe recepsionin, askush nuk i është përgjigjur.
“Para një viti kemi dërguar nipin tonë në atë klinikë. Pas narkozës që i ka aplikuar nipit tim për mbushjen e kësaj dhëmballe te kjo klinikë, iu desh 5 orë që të zgjohej. Pasi është zgjuar nipi kishte marrje mendsh, fliste përçart, ka vjellë. Dhe ajo klinikë asnjëherë nuk na u përgjigj në telefon për të na thënë nëse kjo ishte normale. Dhe pengu im më i madh është që nuk e bëra publike atë rast. Dhe them peng sepse kur i tregova rastin tim babait të 3 vjeçarit tha: “Ku ta dija unë se ku e çova djalin. Nëse do e dija nuk e kisha çuar”. Dhe ndjehem fajtore që nuk e bëra publik rastin”, thotë ajo mes lotësh.
Diskutime rreth kësaj post