Është emëruar nënkryetar i ri i bashkisë Durrës, Elio Jani, ku bëhet kështu nënkryetari i tretë i bashkisë, pas emërimit të Gentian Kallmit dhe Renis Mullajt (ky i fundit u caktua në këtë post rreth një muaj më parë).
Në organikën e bashkisë Durrës janë 4 nënkryetarë, kështu që pritet që në javët në vazhdim të caktohet një tjetër emër i ri në këtë post.
Jani aktualisht mban postin e sekretarit organizativ të Partisë Socialiste Durrës , njëkohësisht ushtron detyrën e këshilltarit bashkiak dhe kryetarit të Komisionit të Strehimit dhe Shërbimeve Publike në KB.
Deri një javë më parë, ai mbante detyrën e specialistit pranë njësisë së standardeve në portin e Durrësit, nga e cila dha dorëheqjen.
Më herët, Elio Jani, ka mbajtur postin e drejtorit juridik pranë Autoritetit Portual Durrës.
Diskutime rreth kësaj post