Michael Oliver, arbitri anglez që drejtoi ndeshjen e dytë çerekfinale në Ligën e Kampioneve mes Realit të Madridit dhe Juventus, foli për herë të parë mbi abuzimin që ai dhe bashkëshortja e tij vuajtën nga tifozët. Shkak për këtë ishte penalltia që ngjalli diskutime dhe që kontribuoi në eliminimin e Juventus, një vendim që ende shkakton polemika dhe ndasi.
Pas suksesit në sfidën e parë në Torino, askush nuk e kishte menduar përmbysjen e madhe të Juventus në Madrid. Bardhezinjtë arritën të barazojnë llogaritë por penalltia e Cristiano Ronaldos kualifikoi “blankos”. Ai vendim i marrë në një fraksion sekonde, u kontestua për ditë me radhë, ashtu si familja e arbitrit Michael Oliver.
“Ishin ditë të çuditshme, por u ndjeva mirë që shumë njerëz brenda dhe jashtë kësaj loje, ishin të gatshëm dhe më ofruan mbështetje. Ishte diçka e thjeshtë, por që për mua ishte domethënëse. Kisha njerëz që më takonin në rrugë duke më thënë se më respektonin dhe njerëz pranë futbollit më dërguan shumë mesazhe”, tha arbitri i ndeshjes që sanksionoi eliminimin e Juventus.
Mbështetja më e madhe për Michael Oliver erdhi nga federata që i dha drejtimin e finales së FA Cup, mes Manchester United dhe Chelsea.
“U ndjeva krenar që më caktuan finalen pasi këto mundësi vijnë rrallë për një arbitër. Është e bukur sesi vijnë gjërat pasi finalja e 1994 mes Manchester United dhe Chelsea, ishte e para që mbaj mend se kam parë nga një ndeshje futbolli. Ja ku jam tani, duke drejtuar një sfidë të tillë 24 vjet më vonë”, tha Oliver.
Diskutime rreth kësaj post