Deputeti i PS-së, Spartak Braho teksa sot e kishte ditën e tij të fundit në Kuvend, u shpreh në një prononcim për mediat se nuk i ka mbetur asnjë peng, pasi gjithçka që ka dashur të arrijë e ka realizuar.
Sa i përket Mimi Kodhelit dhe Pandeli Majkos e disa figurave të tjera të PS që s’do të jenë në mandatin e ardhshëm, Braho u përgjigj se ata nuk duhej të ishin eliminuar.
“Nuk duhet të ishin eliminuar as Mimi dhe as Pandeliu pasi punuam në një sistem që kishte defekt serioz” – u shpreh Braho.
Ndërsa vendimin më të rëndësishëm të parlamentit ka cilësuar nismën për shkarkimin e Metës.
“Shkarkimi i Presidentit” – u përgjigj Braho.
Diskutime rreth kësaj post