Kyeministri Rama ka ironizuar procesin e Patisë Demokratike për të zgjedhur kandidatët që do garojnë në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Nga Fieri, ai tha se Lulzim Basha fshihet pas komiteteve që krijon vetë, duke e quajtur procesin absurd.
“Ne nuk kemi nevojë të bëjmë farsa si ajo që bën Partia Demokratike, farsë për të ngritur një Komitet të urtësh dhe për të futur në një proces absurd një numër të caktuar njerëzish duke nënçmuar të gjithë familjen politike dhe duke i thënë anëtarëve të partisë hajdeni ju dhe na tregoni se kush duhet të jetë.
Duke vënë disa kuota që e kthyen të gjithën në një absurditet dhe që e katandisën në një proces për të vrarë djalin e Fahriut. Ndërton komitete për tu fshehur dhe përdor deri dhe një ish-president por dhe ish-rreshter për të nxjerrë patllaken dhe për te asgjësuar kandidaturën e djalit të Fahriut.”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post