Olsi Bylyku është banori i dytë që lë shtëpinë e Big Brother VIP3.Pas eliminimit të Gabrieles, Vëllai i Madh ka hapur një tjetër televotim në të cilin publiku ka votuar banorin që dëshironte të shpëtonte.
Shkak për hapjen e televotimit të dytë është thyerja e rregullave të lojës me ngjitëse, ku pjesa më e madhe e banorëve zgjodhën të mos përfshiheshin aq shumë duke u dorëzuar, ndërsa i pari që nisi me thyerjen e rregullave ishte Juli duke lëvizur dorën për të pirë cigare.
Si rezultat, rrugëtimi i Olsit ka përfunduar në këtë fazë të lojës duke u larguar si banori me më pak vota.
Por, fati nuk ishte as me të pasi ai nuk e kishte biletën e kthimit.
“Nuk është se kisha një përjetim, por nuk pata pozicionin tim që nuk mund të krijoj një protagonizëm të detyruar. Unë thjesht jap mendimin tim aty ku duhet. Jap perceptimet e mia se si duhet të jetë një debat. Por nuk jam në ndikimin që duhet të jap mendimin tim aty ku s’duhet.tha ai.
Diskutime rreth kësaj post