Princesha shqiptare, Elia Zaharia Zogu, është një nga 65 firmëtarët e peticionit dërguar krerëve të shtetit për ndërtimin e një Teatri të Ri Kombëtar në truallin ku sot ngrihet godina e vjetër e TK-së.
Madje për këtë veprim të saj, Elia bëri dhe një sqarim për publikun, ku shpjegoi arsyet pse është dakord shembjes së Teatrit. Por për këtë qendrim të princeshës së Shqipërisë, ka reaguar deputeti i partisë Demokratike Agron Shehaj.
Nëpërmjet një postimi në facebook, Shehaj shprehet i zhgënjyer dhe i kujton një restaurim të një objekti të vjetër që dikur kanë bërë së bashku, duke propozuar që të veprojnë në të njëjtën mënyrë edhe për Teatrin.
Reagimi i plotë i Agron Shehajt:
E dashur Elia, Kam shumë respekt për familjen mbretërore por në këtë rast qëndrimi juaj mbi teatrin më la pa fjalë, sepse është i gabuar.
Së bashku restauruam kohë më parë një objekt të vjetër e me vlera historike në pronësi të familjes mbretërore, dhe e kthyem në një qendër inovacioni të teknologjisë së informacionit.
Përse Teatri, gjithashtu mbartës vlerash duhet zhdukur në vend që të restaurohet? Familja juaj më shume se asnjë tjetër e di që shuarja dhe mohimi i së kaluarës shkakton plagë të pashërueshme për shoqërinë.
Duhet të jemi nga ana e drejtë e historisë.
Diskutime rreth kësaj post