Presidenti i El Salvadorit Najib Bukele ka thënë se vendi i tij do të ofrojë 5,000 pasaporta për “të huajt me kualifikim të lartë” që pranojnë të vendosen në vendin e vogël dhe të varfër të Amerikës Qendrore.
“Ne ofrojmë 5000 pasaporta falas”, shkruante Bukele në platformën X të shtunën mbrëma.
Bukele tha se mbajtësit e pasaportave do të kenë shtetësinë salvadorane dhe të drejtën e votës dhe do të jenë në gjendje të importojnë mallrat e tyre pa doganë.
“Megjithë numrin e tyre të vogël, kontributi i tyre do të ketë një ndikim të madh në shoqërinë tonë dhe të ardhmen e vendit tonë,” shtoi Bukele.
Najib Bukele, i cili u bë president në qershor 2019, fitoi një mandat të ri pesëvjeçar në zgjedhjet e 4 shkurtit, duke fituar 84.65 për qind të votave, të favorizuar nga një luftë e pamëshirshme kundër bandave të armatosura që kanë terrorizuar vendin.
Diskutime rreth kësaj post