Një britanik, i cili u dënua për vrasjen e gruas së tij të sëmurë në Qipro, u lirua nga burgu.
David Hunter u dënua për vrasjen e gruas së tij, Janice, 74 vjeç në shtëpinë e tyre në Paphos në vitin 2021 dhe u burgos për dy vjet, sipas BBC.
76-vjeçari, me origjinë nga Ashington, Northumberland, u lirua pasi kaloi 19 muaj në paraburgim.
Sipas dëshmisë në gjyq, gruaja e tij “qau dhe iu lut” që t’i jepte fund jetës pasi vuante nga kanceri në gjak. Ekipi i tij ligjor kishte argumentuar se atij duhet t’i jepej një dënim me kusht. Avokatja e tij mbrojtëse, Ritsa Pekri tha se motivi i tij ishte “të çlironte gruan e tij nga gjithçka që po kalonte për shkak të gjendjes shëndetësore”.
Gjykata dëgjoi se ishte “dëshira” e zonjës Hunter për të vdekur dhe se burri i saj “kishte vetëm ndjenja dashurie për të”.
Hunter tha se ai nuk do ta kishte mbytur gruan e tij prej 52 vjetësh nëse ajo nuk do t’ia kishte kërkuar këtë.
Më pas u përpoq të vriste veten duke marrë një mbidozë, por mjekët mbërritën në kohë për ta shpëtuar.
Zonja Hunter u diagnostikua me kancer në gjak në vitin 2021, një zhvillim që e la atë “në agoni absolute”, sipas vajzës së çiftit, Lesley Cawthorne.
Diskutime rreth kësaj post