Gjykata ka caktuar sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për autorin e vrasjes së dyfishtë para tre ditësh në Gjirokastër.
73-vjeçari Apostol Kosta është njohur me masën e sigurisë në ambientet e spitalit të burgut në Tiranë ku ndodhet i shtruar në gjendje të rëndë, pasi tentoi që të vetëvritej, pasi ekzekutoi çiftin Aleko dhe Afërdita Kosta.
Avokati i 73-vjeçarit, Shpëtim Meci ka kërkuar një masë lehtësuese për Apostol Kostën, por gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për ta lë në burg pa afat. Apostol Kosta akuzohet për vrasje dhe për armëmbajtje pa leje.
Ngjarja e rëndë tre ditë më parë tronditi qytetin e Gjirokastrës. Apostol Kosta vrau kushëririn e parë dhe gruan e tij pas sherrit për restaurimin e një barake, e cila do kthehej në kuzhinë.
Sipas asaj që deklaronte autori i krimit në gjykatën e Gjirokastrës, kjo barakë ishte e mbështetur në murin e shtëpisë së tij dhe për më tepër kishte zënë dhe një sipërfaqe toke prej 1 metër, nga trualli i tij.
Gruaja e agresorit Apostol Kosta, i cili qëlloi për vdekje çiftin Aleko dhe Afërdita Kosta, ka folur për herë të parë për ngjarjen e ndodhur dhe rrethanat që sollën atë. Shqiptarja.com ka publikuar edhe foton e 73-vjeçarit, i cili ndodhet në spital.
Diskutime rreth kësaj post