Ishte shumë pranë banesës vendi ku i kishin zënë pritë dhe e ekzekutuan rreth orës 4:25 të mëngjesit të sotëm Aleksandër Ndokën, këshilltarin bashkiak të Lezhës, njëkohësisht vëllai i ish deputetit socialist Arben Ndoka.
Policia informon se është njoftuar rreth orës 04:25 se në lagjen “Nënë Tereza” ka ndodhur vrasja me armë zjarri e Ndokës në mjetin tip “Mitsubish”, me targa AA 382 SE. Aleksandër Ndoka 48 vjeç u qëllua për vdekje pranë banesës në lagjen “Nënë Tereza” Lezhë nga persona të paidentifikuar.
Informacion paraprak nga policia:
Me datë 09.12.2017, rreth orës 04:25, Salla Operative është njoftuar se në Lagjen “Nënë Tereza” ka ndodhur një
vrasje me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në Lagjen “Nënë Tereza”, ku kanë konstatuar se në mjetin tip
“Mitsubish”, me targa AA 382 SE, ndodhej trupi i pajetë i shtetasit A.N.,48 vjeç, banues në lagjen “Nënë Tereza”
Lezhë, i vrare me arme zjarri nga persona akoma të paidentifikuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë
të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.
Në mbështetje të veprimeve që po kryhen nga D.V.P. Lezhë për kapjen e autorëve, janë dërguar edhe dy grupe
të F.N.SH. Shkodër
Diskutime rreth kësaj post