I riu Elsi Kosiqi u ekzekutua mengjesin e sotem ne oborrin e shtepise se tij, ne Maqellare te Dibres.
Burime zyrtare sqarojnë se ai u vra rreth orës 01:30 në oborrin e shtëpisë.
Mbremjen e sotme policia thote se ka arrestuar autorin e dyshuar.
Njoftimi i Policise per ngjarjen:
Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur gjatë orëve të mëngjesit të datës 20.03.2018, në Maqellarë, ku u vra me armë zjarri shtetasi E.K.
Në vijim të informacionit paraprak, ku është vrarë me armë zjarri, në oborrin e banesës së tij në Maqëllarë shtetasi E.K, rreth 32 vjeç, pas një pune intensive nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasi :
M.G, banues në njësinë administrative Shupenzë.
Paraprakisht dyshohet se shkaku është për konflikte për motive të dobëta.
Për shkak të hetimeve nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera dhe rrethana të ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post