Autori i vrasjes së 50-vjeçarit Shpetim Bajrami, të ndodhur mesditën e 13 korrikut 2023 pranë një karburanti në Selanik, ka dëshmuar në polici pas vetëdorëzimit ditën e djeshme.
Ai ka thënë se nuk ka dashur ta vriste dhe se me viktimën ishin shokë por mes tyre ka pasur një konflikt për çështje lekësh.
“Kohët e fundit kam marrë kërcënime serioze për jetën nga viktima. Ka pasur dy incidente të dhunshme ndaj meje nga viktima dhe jashtë karburantit jam sulmuar sërish nga viktima”, ka thënë ai citon media greke prothotema.gr
Shpëtim Bajrami, 50-vjeçari shqiptar u ekzekutua me 3 plumba, në afërsi të një karburanti në Selanik të Greqisë mesditën e 13 korrikut në zonën e Analipsit, në lindje të Selanikut.
Ndërkohë, autori një 45-vjeçar, babai i tre fëmijëve, u vetëdorëzua në polici një ditë më pas.
Ndërkohë dje mediat greke shkruanin se 51-vjeçari nga Elbasani, Shpëtim Bajrami, udhëtonte 3-4 herë në muaj drejt Shqipërisë.
Madje vetëm një ditë para ngjarjes kishte mbërritur sërish në Greqi, pas një udhëtimi në vendlindje.
Ai përdorte itinerarin Shkup – Pogradec dhe kthehej në Greqi përmes Kapshticës.
Një kamera sigurie filmoi të gjithë skenën e krimit.
Në video shfaqet 50-vjeçari jashtë automjetit, i cili tenton të qëlloj drejtuesin me një send në fort që ka në dorë, por sapo tërhiqet, nga brenda makinës shkrepet 3 herë arma dhe Bajrami bie në tokë.
Një pistë hetimi dyshohet se sherri ka të bëjë me prishja e pazareve të drogës.
Diskutime rreth kësaj post